Tom Tailor tani edhe në Central Park!
Sot u mbajt eventi i hapjes së dyqanit më të ri Tom Tailor në zemër të Central Park – një ditë e mbushur me stil, muzikë, shije dhe fytyra të njohura nga bota e modës dhe televizionit.

Të ftuarit patën mundësinë të eksplorojnë koleksionin më të ri të markës, të shoqëruar nga ritmet e muzikës live dhe një atmosferë të ngrohtë që festonte hapjen e një tjetër emri të madh të modës urbane në vend.

💙 Faleminderit të gjithëve që ishit pjesë e kësaj dite speciale. Tom Tailor ju pret tashmë çdo ditë në Central Park.