EA7 është themeluar si një nën-linjë e Emporio Armani, një prej markave të famshme të stilistit Giorgio Armani.
U lançua për herë të parë në vitin 2004 si një linjë sportive që kombinon estetikën e modës me performancën sportive.
“EA” qëndron për Emporio Armani, ndërsa numri 7 është një homazh për Andriy Shevchenko, ish-futbollistin e njohur Ukrainas i cili ka qenë mik personal i Giorgio Armani-t dhe që ka mbajtur fanellën me numër 7 te AC Milan.
Fillimisht, EA7 nisi me veshje sportive vetëm për meshkuj, por pastaj me kalimin e viteve u zgjerua për veshje për femra, aksesorë, dhe këpucë.
Nga stili casual, gradualisht u zgjerua për të përfshirë veshje teknike për sporte të ndryshme si: vrap, ski, not, fitnes dhe trajnim.
Marka synon të ofrojë komfort, performancë dhe elegancë për ata që duan të duken mirë edhe gjatë ushtrimeve fizike apo aktiviteteve të përditshme.
● Brendi EA7 ka hapur dyqanin e tij të parë në Kosovë me 27 Mars 2025, në qendrën tregtare Albi Mall në Prishtinë.
Ky hap shënon një moment të rëndësishëm për tregun lokal, duke ofruar për herë të parë një përvojë të nivelit të lartë në modën sportive.