EA7 HAPET NË ALBI MALL – PËR HERË TË PARË NË KOSOVË! Brendi i njohur italian EA7 Emporio Armani ka hapur dyqanin e tij të parë në Kosovë, në Albi Mall, kati i dytë. Eventi ekskluziv mblodhi influencerë dhe personalitete të njohura, të cilët përjetuan nga afër koleksionet më të fundit të EA7. Me një atmosferë plot stil dhe energji, hapja shënon një moment të rëndësishëm për adhuruesit e modës sportive, duke sjellë cilësi dhe elegancë në një destinacion të ri në Prishtinë.


