Sot në Albi Mall, u bë hapja zyrtare e dyqanit më të ri të markës prestigjioze turke Karaca, e njohur për koleksionet ekskluzive të enëve të kuzhinës, dekorit të shtëpisë dhe pajisjeve cilësore.
Ky event i veçantë tërhoqi vëmendjen e shumë vizitorëve, të cilët patën mundësinë të shijojnë nga afër eksperiencën e një brendi që sjell në shtëpitë shqiptare cilësi dhe elegancë. Me këtë rast, hapja u bë edhe më e veçantë me praninë e disa prej influencerëve dhe fytyrave të njohura publike, të cilët ndanë emocionet dhe përshtypjet e tyre në rrjetet sociale.



