Brandi ikonik GUESS solli një atmosferë magjike në Albi Mall Gjilan, në një event të veçantë për promovimin e koleksionit më të ri. Ngjarja u organizua për të festuar stilin, freskinë dhe trendet më të fundit që GUESS sjell për këtë sezon.

Të pranishëm ishin influencerë dhe figura publike të njohura, të cilët ndanë me ndjekësit e tyre emocionet dhe detajet nga koleksioni më i fundit. Muzika e zgjedhur nga një DJ i njohur, ushqimet dhe pijet e shijshme, si dhe një atmosferë plot stil, bënë që ky event të jetë një përvojë e veçantë për çdo të ftuar.
Të ftuarit kishin gjithashtu mundësinë të marrin dhurata ekskluzive dhe të eksplorojnë nga afër pjesët më “in” të koleksionit të ri GUESS, të cilat tashmë janë në dispozicion për të gjithë adhuruesit e modës në dyqanin GUESS në Albi Mall Gjilan.




Ky event vërtetoi edhe një herë se GUESS nuk është thjesht një markë veshjesh – është një mënyrë jetese, një deklaratë stili dhe një burim frymëzimi për të gjithë ata që ndjekin modën me pasion.
