Albi Mall u shndërrua në qendrën e modës me rastin e hapjes së dyqanit të parë GUESS Accessories në Kosovë. Eventi solli një atmosferë elegante e plot energji, duke mbledhur bashkë figura të njohura të modës dhe stilit.


E ftuara speciale e mbrëmjes ishte stilistja e njohur Yllka Brada, ndërsa një numër i madh influencuesish nga bota e modës e pasuruan eventin me praninë e tyre. Muzika nga DJ, koktejet freskuese dhe ushqimet e shumta krijuan një ambient të paharrueshëm, duke reflektuar në mënyrë perfekte stilin premium dhe ekstravagant të brandit.



Hapja e GUESS Accessories në Albi Mall shënon një hap të rëndësishëm në prezencën e brandit në tregun kosovar, duke sjellë më afër adhuruesve të modës aksesorët më trendi dhe të sofistikuar.