Albi Fashion Group sjell risinë më të fundit në skenën e modës me hapjen e dyqanit më të ri multibrend Fifty Fifty, tashmë pjesë e Central Park.

Atmosfera e hapjes ishte e jashtëzakonshme – me një numër të madh influencerësh, mysafirë të veçantë, kokteje dhe ushqime elegante. Përveç kësaj, të pranishmit patën mundësinë të marrin dhurata të shumta, duke e kthyer ngjarjen në një festë të vërtetë të modës dhe stilit.




Fifty Fifty është një destinacion unik për ata që kërkojnë brende premium, por me çmime gjithmonë -50% më të ulëta. E veçanta e ditës së hapjes ishte oferta shtesë prej -20% ekstra zbritje, e cila u mirëprit jashtëzakonisht mirë nga klientët.




