Hapja 11.tetor.2023
Antony Morato u themelua në vitin 2007 nga Lello Caldarelli, drejtori kreativ dhe presidenti i kompanisë me origjinë italiane. Marka mishëron një vizion kozmopolit të universit të modës për meshkuj, duke parë stilin e jetesës në qytetet kryesore të botës si një burim frymëzimi.
Ky brend që nga fillimi fokus kishte tregjet globale. Me kalimin e viteve, kombinimi shpërthyes i përmbajtjes së modës dhe aksesit e ka lejuar atë të vendoset në më shumë se 60 vende, secili me një histori dhe kulturë të ndryshme.
Thirrje takimesh, trajnime në internet, shitje në shumë kanale, punë në distancë, tregti elektronike B2C dhe B2B, ekspozita virtuale: marka ishte shumë e njohur me të gjitha këto koncepte përpara vitit 2020. Qasja e saj ishte e orientuar në komunikimin digjital me qëllim të përfshirjes më të madhe edhe përtej kufijve.
Ky brend dinamik dhe bashkëkëhorë përfaqëson një brez të ri të konsumatorëve të ndërgjegjshëm që e shohin modën si një mënyrë për tu shprehur lirshëm.
Koleksionet janë të pasura me veshje dite si dhe veshje mbrëmjesh, duke promovuar pamjen origjinale dhe trendy.
Emri Antony Morato u krijua për të kaluar kufijtë ndërkombëtarë dhe për të qenë lehtësisht i dallueshëm dhe i shqiptueshëm në vende të ndryshme të botës. Ku logoja është rimodeluar disa herë gjatë viteve dhe së fundmi në vitin 2019 u zgjodh një version I rim ë modern.
Brendi Antony Morato në Albi Mall ishte prezent që nga viti 2019 në multibrendet tona , ndërsa në tetor të vitit 2023 është hapur si monostore . Suksesi I këtij brendi është I vazhdueshëm prandaj në shtator të vitit 2024 kemi hapur edhe një pikë në Shkup.
Pikat shitëse në Kosovë janë:
Antony Morato Albi Mall – Prishtine
Antony Morato East Gate Mall – Shkup