CELIO

Celio është brend francez i cili u themelua në Paris. Themeluesit Maurice Grosman dhe gruaja e tij vendosën që të hapin një butim me veshje për femra dhe mrin i vunë CLEO. Në vitin 1978 të dy vendosën që të bëjnë një transformim të brendit, ku tash më do të ishte një brend kryesisht për meshkuj andaj edhe emrin ia vendosën CELIO. Pas një kohe në vitin 1981 këtij brendi iu bashkuan edhe dy djemtë e çiftit të cilët menjëherë filluan ta zgjerojnë brendin duke hapur edhe shitoren e dytë dhe të tretë në të njëjtën rrugë në Paris. Ata në kreacionet e tyre futën më shumë ngjyra duke ju dhënë liri konsumaorëve që tri prekin rrobat.

Më 1990 Celio tash më numëronte 100 dyqane dhe zgjerimi vazhdoi jo vetëm nëpër qendrat e qytetit por edhe nëpër qendra tregtare.

Celio vazhdon me zgjerimin e brendit edhe në shtetet e afërta si Spanjë , Itali dhe Belgjikë duke promovuar vizionin e tij për stilin mashkullor. Në vitin 2007 Celio kishte rreth 300 dyqane në Francë dhe rreth 600 në mbarë Botën. Celio me kalimin e viteve u fokusua dhe investoi në fushën e marketingut, teknologjisë si dhe inovacioneve ku krijoi një stil të ri të shitoreve “store-to-web”, që lejon klientin të ketë akses në të gjithë ofertën e Celio-s dhe stokun e disponueshëm, nga çdo pikë shitjeje.

Celio sot posedon rreth 1100 dyqane në mbarë Botën, ku në vazhdimësi promovon stilin urban dhe atë elegant për meshkuj.    

Pikat shitëse në Kosovë janë:

Celio Albi Mall
Celio Albi Gjilan
Celio Central Park

Celio Galeriashopingmall

Back to top