HUGO është një brend i modës premium që i drejtohet individëve që e përdorin stilin si formë shprehjeje personale. I njohur për dizajnet e guximshme, urban style dhe frymën e pavarësisë, HUGO është brendi që i flet brezit të ri – veçanërisht Gen Z – me moton “HUGO Your Way”.
Në Kosovë, brendi HUGO u prezantua për herë të parë në vitin 2021, me hapjen e dyqanit të parë zyrtar në Albi Mall, Prishtinë. Rritja e interesimit dhe kërkesës çoi në hapjen e dyqanit të dytë në Albi Mall, Gjilan, në vitin 2023. Të dy këto lokacione ofrojnë koleksione të përzgjedhura të HUGO, duke sjellë më afër konsumatorëve kosovarë stilin ndërkombëtar dhe autenticitetin që e karakterizon këtë brend.