MOMENTE NGA LANSIMI I KOLEKSIONIT TE RI NGA PARFOIS!

MOMENTE NGA LANSIMI I KOLEKSIONIT TE RI NGA PARFOIS!


Ishte kënaqësi të prezantojmë koleksionin e ri mes influencerëve që vlerësojnë bukurinë dhe kreativitetin në çdo formë. Koleksioni “Leo”, “Zimba” dhe “The Record” na bëjnë të përjetojmë magjinë e trendeve më të fundit në veshje dhe aksesorë, duke na hapur dyert e stilit dhe kreativitetit.

Të rrethuar nga pamje të gjelbra dhe ndriçuar nga rrezet e buta të diellit, influencues të njohur u mblodhën për të festuar krijimtarinë dhe stilin që karakterizon çdo detaj të koleksionit të ri. Atmosfera ishte një kombinim i harmonisë vizuale dhe ndjesisë së lirisë që vetëm natyra mund të ofrojë.

Çdo moment i eventit u kthye në një përvojë të veçantë – nga prezantimi i aksesorëve më të fundit, tek çastet e shkrepura në aparate, ku natyra dhe moda u bashkuan në një simfoni perfekte. Koleksioni i ri i Parfois nuk është thjesht një trend, por një mënyrë për të jetuar stilin me natyrshmëri dhe finesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top