Brendi turk Özdilek renditet në vendin e 6-të në botë dhe në vendin e 1-rë në Evropë për prodhimin e peshqirëve dhe carcafeve. I njohur për cilësinë dhe kapacitetin e saj prodhues të kryer në objektet e integruara me teknologji dhe automatizim krejtësisht modern. Özdilek çdo vit investon në zhvillimet në teknologji për shkak të vizionit të kompanisë në permirësimin e cilësisë.
Historia e prodhimit – filloi në Bursa me dy makina thurëse, 5 punëtorë dhe kapacitet vjetor prej 10 tonësh prodhimi peshqirësh në vitin 1971, sot ka 122.000 metër katror sipërfaqe të mbyllur dhe 30% të tregut të tekstileve shtëpiake në Turqi me 12.000 ton prodhim vjetor të fijeve të pambukut, 7.500 ton prodhim peshqirësh dhe 18.000.000 metra prodhim tekstili shtëpiak në objekte.
Prodhimi kryhet në mënyrë plotësisht të integruar nga filli i pambukut te papërpunuar deri tek endja dhe ngjyrosja.
Procesi i cilësisë, duke filluar me përzgjedhjen e pambukut të papërpunuar, rezulton në kontrollin e procesit në çdo hap të prodhimit dhe kontrollin e cilësisë në produktin përfundimtar. Fijet e prodhuara në ambientet e Özdilek përdoren në të gjithë produktet me etiketë Özdilek.
Datat e hapjeve ne Kosovë:
- Ozdilek Albi – nentor 2010
- Ozdilek Prizren – tetor 2019
- East Gate Mall – tetor 2021
- Ozdilek Central Park – shtator 2022
- Ozdilek Gjilan 2023