SPRINGFIELD është brend i krijuar në Evropë në vitin 1988, Springfield është një brend me stil bashkëkohor që synon burra dhe gra të moshës 25-35 vjeçare me një personalitet të fortë dhe një ndjesi të veçantë stili.
Springfield i përket Tendam, një kompani lidere në sektorin e modës me një rrjet të gjerë franshizash.
Eksperienca jonë e gjatë në operimin e dyqaneve dhe njohuritë e thella në shitjet ndërkombëtare na kanë lejuar të arrijmë rritje të vazhdueshme gjatë viteve të fundit me një total prej 2,056 pikash shitjeje dhe sukses në më shumë se 86 vende të botës.
Koleksionet tona dhe imazhi i dyqaneve janë në zhvillim dhe përmirësim të vazhdueshëm, duke na lejuar të përshtatemi shpejt me trendet e tregut kombëtar dhe ndërkombëtar.
Dyqanet dhe prania ndërkombëtare brendet e Tendam janë të pranishme në pesë kontinente: Europë, Amerikën e Veriut dhe të Jugut, Azi dhe Afrikë. Zgjerimi ndërkombëtar bazohet në dy modele menaxhimi: Modeli i menaxhimit të pronësisë lejon Tendam të operojë në një biznes të integruar ku menaxhimi i plotë i tregut është i kontrolluar. Modeli i franshizës menaxhohet përmes franshizuesve të specializuar në sektorin e shpërndarjes, me njohuri të thella të tregjeve të tyre lokale dhe kapacitet financiar për të zhvilluar brendet e tyre. Tendam ka një prani të madhe sidomos në Spanjë, Portugali. Që nga prilli 2023, Tendam ka 67 dyqane në Meksikë, 30 në Ekuador.
Pikat shitëse në Kosovë janë:
Springfield Albi Mall 15.01.2009
Springfield Prizren 30.10.2019
Springfield Gjilan 16.12.2023