STILIUM, një koncept i krijuar nga Albi Group, ka hyrë fuqishëm në tregun e modës në Kosovë, duke hapur dyert për herë të parë në Prishtinë ne Albi Mall më 21 tetor 2022.
Vetëm pak javë më vonë, më 4 nëntor 2022, STILIUM shënoi një tjetër sukses duke zgjeruar praninë e tij në Galeria shoping Mall ne Prizren.
Më 8 dhjetor 2023, ky emër i shumëbrendeve u përhap edhe në Albi Mall Gjilan, duke konsoliduar pozicionin e tij si një qendër e modës me shumëllojshmëri të brendeve të njohura ndërkombëtare.
Në dyqanet STILIUM, klientët mund të gjejnë emra të njohur të modës si Boss, Antony Morato, Guess, Replay, Boggi, Armani Exchange, Hugo, Ugg, Morgan, Levis, Mustang, Michael Kors, Mario Valentino, Roccobarocco, Byblos, dhe shumë të tjerë që janë në pritje të pasurimit të koleksionit.
Me një kombinim unik të stilit, elegancës dhe modernitetit, STILIUM është shndërruar në destinacionin kryesor të modës për ata që kërkojnë cilësi dhe brende të njohura në një vend të vetëm.
Pikat shitëse në Kosovë janë:
Stilium Albi Mall Prishtinë
Stilium Albi Mall Gjilan
Stilium Galeria Shoping Mall